Miku i ngushtë i vëllezërve Veshaj, Tiri Gjoci, ka treguar disa detaje interesante dhe të rëndësishme përsa i përket aktorit, Donald Veshaj.
Për shumë ditë tashmë, është përfolur nëpër mediet rozë se Donaldi dhe Romeo kanë refuzuar programin që iu bë dhuratë nga produksioni i “Top Channel”, “Më lër të flasë”.
Këto fjalë nisën pasi vetë vëllezërit kishin fshirë trailer-in e programit nga faqja e tyre e “Instagram”-it.
Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Tiri në mënyrë indirekte, konfirmoi se “Më lër të flas” nuk është anuluar ashtu siç është përfolur.
Ai ka punuar për një kohë me vëllezërit Veshaj në “Binjakët Show”, por nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit dhe me emisionin e ri.
Ku u pyet nga moderatori Alban Musa nëse do të punojë sërish me djemtë, Tiri tha se “e kam diskutuar me çunat dhe jemi shumë pro për këtë. Do të jetë e njëjta formulë”, tha ai duke nënkuptuar se do të jetë i ngjashëm me “Binjakët Show”.
Rikujtojmë se burimet për “Prive” kanë konfirmuar se pas pjesëmarrjes në festën e organizuar nga produksioni i “Big Brother VIP”, vëllezërit Veshaj kanë sheshuar deri diku pakënaqësitë që ata mund të kenë pasur me Lori Hoxha.
Donaldi dhe Romeo kanë vendosur që të mos anulojnë gjithçka dhe me gjasë do të jenë në shtëpinë e tyre të re mediatike ashtu siç ishte paralajmëruar.