Ministri truk i Mbrojtjes, Hulusi Akar i ka kërkuar homologut të tij rus, Sergei Shoigu, që lufta të mbarojë urgjentisht, për arsye humanitare.
Në një telefonatë, Akar i tha Shoigut se Turqia do të vazhdojë përpjekjet për paqen rajonale dhe dërgesat e ndihmave humanitare drejt Ukrainës, shkruan The Guardian.
Të hënën, Turqia tha se u kishte kërkuar të gjitha vendeve që të mos kalonin ngushticat e saj në Detin e Zi sipas një pakti të vitit 1936, duke kufizuar kalimin e disa anijeve luftarake ruse.