Monika Lubonja e ftuar në “Përputhen Prime” ka rrëfyer edhe njëherë vështirësitë e divorcit duke u shprehur se është ndier e paragjykuar nga shoqëria.
Ish konkurentja e “Big Brother VIP” tha se kjo gjë tashmë nuk e shqetëson më dhe e rëndësishme si pas saj është të rrisësh një fëmijë të fortë.
“Unë e di çfarë do të thotë të jesh e divorcuar. Kam pas gjithmon guximin për t’i bërë gjërat ndryshe, për të dalë jashtë mentalitetit shqiptar. Më mirë të jesh e divorcuar sesa e dhunuar dhe e tradhëtuar. Unë jam ndier e gjykuar dhe vazhdoj të ndihem e gjykuar, kjo gjë nuk më shqetëson më. E rëndësishme është të rrisësh një fëmijë të fortë”, tha Monika.