Një nga momentet më sfiduese që “Vëllai i Madh” krijonte për banorët ka qenë padyshim zinxhiri i shpëtimeve, ku të gjithë banorët do të duhej të jepnin nga një emër që do të donin mos të dërgohej në televotim.

Kjo “lojë” ka krijuar shumë polemika në shtëpi, sidomos kur Monika u vu në një pozitë ku kishte mundësi të çonte në nominim Ilirin dhe Donaldin. Lidhur me këtë situatë, Monika ka reaguar në një nga intervistat e saj, ku u shpreh se nuk i dërgoi në nominim djemtë, pasi e dinte që produksioni nuk do ta lejonte, sepse sipas saj, nuk donin që t’i digjnin para kohe.

Pjesë nga intervista:

Pyetja: “Ka qenë një moment brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” që të është dhënë mundësia të vesh në nominim dy banorët më të fortë të lojës: Ilirin dhe Donaldin. Nëse ti do të bëje këtë gjë, sot që jemi këtu, mbase do të flisshim për ty si fituese. “

“Zgjedhja ishte shumë e shpejtë, Arbana nuk të linte as kohën për të vendosur. Nëse e mbani mend, unë u persekutova nga Iliri sepse shpëtova në atë kohë Trixën, edhe pse askush nuk rrezikohej në atë moment. Mendo çfarë mund të ndodhtë në prag të kësaj.
Ata kërkuan vetë të ishin në nominim me njëri-tjetrin dhe nuk ua lejoi produksioni. E kërkoi edhe Iliri edhe Donaldi dhe produksioni nuk ua dha mundësinë. Në atë moment e kuptova që produksioni nuk do që këta të digjen para kohe. Nëse do i kisha futur unë ata të dy në nominim, produksioni do më fuste mua sepse unë isha e panominuar.”