Melisa mori dje vëmendjen e të gjithëve me postimet e bëra në Instagram, të cilat sikur nënkuptonin ndarjen nga Andi.

“E penduar deri në pikë të fundit! U kry!”, shkruante Melisa duke fshirë fotot me Andin dhe gjithashtu ai bëri të njëjtin veprim.

Megjithatë duket se mes çiftit ka pasur thjesht një zënkë të momentit pasi sot Melisa është penduar për fjalët. Ajo ka postuar pikturën e një vajze duke qarë dhe tregon se kjo është gjendja e saj aktuale.

“Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë sepse isha me nerva”, shkruan Melisa.

Nga Andi nuk ka ende asnjë reagim.