Futbollisi i Barcelonës Gerard Pique bëri këtë të dielë paraqitjen e 600-të me fanellën e Barcelonës. Një moment historik i rëndësishëm për mbrojtësin spanjoll, i cili u festua edhe nga bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Shakira.
Duke folur për fakt, këngëtarja u shpreh: “600 ndeshje! Unë nuk i kam bërë 600 koncerte. Sukseset e tua janë të paaritshme. Ti je bërë nga një material që vetëm Zoti e di dhe për mua je shembulli më i mirë i këmbënguljes dhe sinqeritetit për fëmijët tanë. Në këto vite me ty kam kuptuar që ke ardhur në këtë botë për të lënë pas shumë mësime për futbollin, por edhe në aspektin njerëzor, sepse nuk ka dhe nuk do të ketë një tjetër Gerard Pique. Një qenie njerëzore e jashtëzakonshme!”
Spanjolli është një nga lojtarët më jetëgjatë te Barcelona dhe tashmë, ndonëse në moshën 35-vjeçare, vijon të jetë një prej emrave më të rëndësishëm të skuadrës katalanase.