Në rajonin e Krasnopillya është bërë shkëmbimi i 5 ushtarëve ukrainas, me një oficer rus. Lajmi është bërë i ditur nga shefi ushtarak, Dmytro Zhyvytskyvi. Ai thotë se ky shkëmbim është bërë me urdhër të Presidentit Volodymyr Zelensky. Presidenti ka theksuar se ky është shkëmbimi i parë mes të burgosurve.
Lista e ushtarëve që janë shkëmbyer me oficerin: Kvitchenko Dmytro Olehovych, i lindur në 1985, Trostyanets. Pozniak Valeriy Semenovych, i lindur në 1965, Vorozhba, rrethi Bilopil. Mokrenko Igor Vladimirovich, i lindur në 1969. Frolkov Andrey Vyacheslavovich, i lindur në 1964, Sumy. Solonar Oleg Viktorovich, i lindur në 1974, Sumy.