Në Paris, atmosfera vijon të jetë e nxehtë, eliminimi në Champions, për më tepër në fazën e 1/8, pritet të sjell një efekt domino shumë të madh, askush nuk e ka më vendin e sigurt pasi sheiku Al-Khelaifi pritet të vë në jetë në fund të këtij sezoni një revolucion në shkallë të gjerë. E sigurt, për momentin, është fakti që i sakrifikuari i parë do të jetë trajneri Pochettino ndërsa kush do ta zëvendësojë atë është kthyer në një rebus me shumë të panjohura.

Është folur shumë për një transferim të Zidane sezonin e ardhshëm, por më sa duket ish trajneri i Real Madrid mbetet në pritje të përfaqësueses franceze. U fol edhe për Allegri por dhe kjo pistë duket shumë e ndërlikuar, Allegri i refuzoi kur ishte i papunë, e jo më tani që ka një kontratë me Juven deri në 2025.

Së fundmi në skenë ka dalë fuqishëm emri i Antonio Conte, një “martesë” e cila mund të vihet në jetë sezonin e ardhshëm pasi palët kanë vendosur kontaktet e para. Conte nuk po kalon një moment të mirë në Londër, madje më herët reflektoi edhe largimin, ndërsa në të kaluarën, kur ishte pjesë e Inter emri i tij u lidh me një kalim të mundshëm në Paris. Në lidhje me këtë temë është pyetur edhe drejtori sportiv i Tottenham, Fabio Paratici.

“Conte tek PSG? Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni atij, nuk mund të flas në emër të Contes. Po flasim për një trajner që ka bërë shumë mirë për 10 vite në Serie A dhe që dëshiron të bëjë të njëjtën gjë edhe tek Tottenham, të hap një cikël fitues. Më shumë se keq nuk mund të them, nuk di çfarë të them”, theksoi Paratici.
(BalkanWeb)