Erling Haaland mbetet një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve. Të shumtë janë klubet që kërkojnë shërbimet e tij, nga dy gjigandët spanjoll Real Madrid dhe Barcelona dhe deri tek Man.City e PSG.
Pavarësisht se në media, thuajse çdo ditë del një lajm i ri në lidhje me Haaland, në Angli insistojnë: Haaland ka zgjedhur Man.City për të ardhmen.
Sipas Sun, sulmuesi i B.Dortmund ka gjetur akordin total me “qytetarët” por në kontratën e re dëshiron të përfshijë një klauzolë largimi.