Itali bëhet gati për ndeshjen më të hidhur në historinë e tyre futbollistike, janë të detyruar të luajnë kundër Turqisë, menjëherë pas eliminimit të bujshëm të pësuar nga Maqedonia e Veriut. Pas një bisede të gjatë me presidentin e Federatës, Gabriele Gavrina, Roberto Mancini duket i bindur për të vijuar aventurën e tij në krye të përfaqësuese “azzurre”.

Të gjithë të dhënat të dërgojnë në këtë përfundim, nga statusi i Mancini: “Punojmë për të ardhmen” dhe deri te diskutimi i bërë përpara ekipit: “Turqia duhet të jetë një trampolinë për të zhvilluar një ndeshje të madhe përballë Argjentinës”, të gjithë këto detaje bëjnë që mediat italiane të shfaqen të bindura, Italia vazhdon me Mancini.

Fill pas finales me Argjentinën, për Italinë nis rrugëtimi në Ligën e Kombeve, më 4 qershor përballet me Gjermaninë e për të vijuar më pas me sfidat e tjera.

Duket u rikthyer te miqësorja e pakuptimtë me Turqinë, Italia pritet të shfaqet me një ekip ndryshe, ekipin e së ardhmes me lojtarë si Scamacca, Zaniolo e Raspadori, tredhëmbëshi i ri.