Përvoja e Neymar Jr e Paris Saint-Germain duket se është drejt fundit. Braziliani duket se i ka ditët e numëruara në kryeqytetin francez, sidomos tani, pas eliminimit nga Reali i Madridit në Champions.
Performanca e tij ka ardhur në rënie vit pas viti, kështu që drejtuesit e PSG-së janë gati t’i ndezin dritë jeshile largimit të tij.
Tashmë afër të 30-tave, Neymar po përjeton një nga fazat më të errëta të karrierës së tij futbollistike. Braziliani, kur u largua nga Barcelona në verën e vitit 2017, për habinë e të gjithëve, e hodhi këtë hap për të drejtuar një projekt të ri sportiv. Largimi i tij nga “Camp Nou” u lexua mes si një mënyrë për të dalë nga hija e Leo Messit. Koha, megjithatë, tregoi se ai mbeti nën hijen e Mbappesë edhe në Paris.
Ai ka dhjetë ndeshje radhazi pa shënuar në Champions League dhe ka shënuar vetëm pesë gola në 14 ndeshjet që ka luajtur në Ligue 1. Këto statistika nuk kanë kaluar pa u vënë re brenda klubit, pa harruar faktin që ka humbur rreth 100 ndeshje për shkak të dëmtimeve të shpeshta.