Deputetja Albana Vokshi ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën ku ndodhet Partia Demokratike pas zgjedhjeve të 6 marsit. E ftuar në “Zona Zero”, Vokshi theksoi se Lulzim Basha duhet të largohet sa më shpejt për t’i kursyer vetes turpin dhe poshtërimin. “Nëse i ka mbetur qoftë një fije dinjiteti duhet të ikë për të lejuar normalizimin e marrëdhënieve të punës apo proceseve. Do i bënte një nder të vetëm demokratëve si lider, kanë sakrifikuar që ai të bëhej kryeministër, e që të ishte në krye të PD. Nëse vazhdon qëndron do largohet me turp, i poshtëruar, nuk do këtë lider më të turpshëm se ai.”- tha Vokshi.

Ndër të tjera ajo komentoi dhe lajmet që qarkullojnë, për mundësinë që Basha të bëhet president në të ardhmen. Ajo tha se Grupi i Rithemelimit nuk do të përfshihej në negociatat dhe marrëveshjet për këtë çështje. Vokshi zbuloi gjithatu se Lulzim Basha ka ambicie për të qenë kryetar i një komisioni parlamentar. “Nuk dua t’u besoj këtyre gjërave. Nëse kjo marrëveshje bëhet do i ketë me Edi Ramën, ne nuk kemi hapësirë për një negociatë të tillë. Dëgjova që si lajm ka dalë nga të afërm të Bashës.

Nuk kam gjë për të thënë, dëgjova po ashtu që do të bëhet dhe kreu i një komisioni parlamentar, gjë që ia ka kërkuar dhe një lobisti me të cilin bashkëpunon. Mbase kjo është arsyeja që po kërkon më shumë kohë nga deputetët e tij për dorëheqjen.”– tha Vokshi./