Neymar është përkufizuar si një “kloun” që “duhet shkarkuar”, pas eliminimit të Pars Saint-Germain-it nga Champions League të mërkurën në mbrëmje kundër Real Madrid-it.

Karim Benzema ka realizuar një tregolësh mbresëlënës në harkun e 17 minutave dhe ka ndihmuar madrilenët të kualifikohen në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europiane për klube, duke vulosur dështimin e radhës për parisienët në skenën më të rëndësishme europiane.

Siç mund të pritej, klubi i Al-Khelaifi-t është sulmuar ashpër nga media franceze, me Neymar që është goditur më shumë.

“Sporti në nivelet më të larta ka të bëjë me përulësinë dhe forcën mendore. PSG u përgatit për ndeshjen me Real-in duke marrë pjesë në javën e modës dhe me video në Tik Tok”, ka thënë gazetari francez, Daniel Rolo, për RMC Sport.

“Neymar është një kloun. Duhet të shkarkohet. Ai nuk është më një futbollist. Në vend që të luajë futboll, duhet të shkojë në javën e modës. Në korrik është botërori i pokerit. Unë do ta marr me vete, vetëm për atë punë është i mirë”.

Pavarësisht se Neymar ka dhënë asistin për golin e Kylian Mbappe, 30-vjeçari ka patur vështirë në Championas League gjatë këtij sezoni.

Në fakt, asisti i dhënë kundër madrilenëve ka qenë kontributi i tij i vetëm në shënimin e një goli në tetë ndeshjet e luajtura në Champions League në këtë sezon.

Vështirësitë e Neymar shkojnë akoma më larg, me golin e tij të fundit në Champions që është shënuar dhjetor 2020.