Juan Cuadrado e shikon akoma veten me fanellën e Juventus-it në të ardhmen. Lojtari kolumbian ka folur në lidhje me të tashmen e tij dhe për atë që pret në muajt dhe vitet e ardhshëm.

“Rinovimi me Juventus-in? Jam shumë i qetë, klubi dhe përfaqësuesit e mi po flasin. Për mua nuk ndryshon nëse e bëj tani ose pas një viti. Këtu jam shumë mirë dhe Juventus-i është familja ime”, ka thënë Cuadrado.

Për Vlahovic: “Dusan është një lojtar i rëndësishëm. Është shumë i fortë dhe na ndihmon shumë të dalim përpara. Është i përshtatshëm për Juventus-in, mund të përmirësohet akoma shumë dhe mund t’u japë gëzime të mëdha tifozëve bardhezinj”.

“Festimi im pas golit? Cuadrado dance vjen nga gjaku: ne amerikanojugorët jemi kështu. Edhe në shtëpi, djali im argëtohet. Por jo të gjithë dinë të kërcëjnë në ekip. McKennie po, Morata është me të vërtetë i dobët”.

Për rivalin më të fortë me të cilin është përballur: “Zuniga. Ka qenë gjithmonë i vështirë kur luanim kundër Napoli-t: ishte i fortë, i shpejtë dhe më njihte mirë. Ishte shumë i vështirë për t’u kaluar”.

Trajneri më i ashpër: “Mendoj Guidolin”.