Vëllezër, pak a shumë të famshëm. Nga Maradona te Vieri, Inzaghi dhe Laudrup, historia e vëllezërve që lanë emrin e tyre në futboll. Njëri ndoshta më shumë se tjetri, duke u konsideruar si vëllai i…
Danimarka bëri mrekullinë në vitin 1992. Për Kampionatin Evropian të atij viti, trajneri i kombëtares vendosi të lërë në shtëpi yllin Michael Laudrup. Në vend të tij, me fanellën e kuqe ishte vëllai i vogël, Brian. Ky i fundit njihej fillimisht vetëm si vëllai i vogël i kampionit dhe më pas si i vetmi që arriti të fitonte një titull europian mes të dyve. Prandaj nuk u thirr më “vëllai i….”, por thjesht Brian Laudrup.
Në vitin 1987, Diego Armando Maradona iu kërkoi drejtuesve të Napolit të blinin vëllain e tij, Hugo, i cili u nda nga jeta para disa muajsh, në moshën 52-vjeçare. Napoli favorizoi kampionin e vet, por e huazoi Maradona jr. tek Ascoli, pastaj luajti në Serie A. Megjithatë, Hugo Maradona do të luante me blutë 13 ndeshje, pa e bindur asnjëherë trajnerin me një gol. Në fund të sezonit do të dërgohej te Rayo Vallecano.
Le të kthehemi në Itali, tek Ankona për të qenë të saktë. Në sezonin 2000-2001, skuadra në fjalë kishte emra të rëndësishëm në përbërje: Baggio dhe Vieri. Është e qartë se jo Roberto dhe Bobo, por vëllezërit e tyre më pak të njohur, Eddy dhe Massimiliano. Për të dy, fati në botën e futbollit nuk ishte aq bujar sa me vëllezërit, por gjithsesi të kesh luajtur në ekipe që kanë pasur rëndësinë e tyre në historinë e futbollit italian është ende një burim kënaqësie.
I njëjti mbiemër, i njëjti rol; por asnjëherë në të njëjtin ekip: Filippo dhe Simone Inzaghi. Për dy sulmuesit, karriera ishte krejt ndryshe: Pippo fitoi disa tituj me fanellën e Juventusit dhe Milanit, përveç Kupës së Botës, ndërsa vëllai i tij, trajneri aktual i Interit, në skuadrën bardhekaltër pati kulmin si futbollist mes viteve 1999 dhe 2005, duke fituar një kampionat. Simone po e tregon veten edhe si trajner.
Një rast i vëllezërve me role të ndryshme, të cilët megjithatë kanë marrë kënaqësitë e tyre, është ai i Milito-ve. Si në Argjentinë, ashtu edhe në Itali, Diego ishte një idhull, ndërsa vëllai i tij Gabriel ishte më pak i famshëm. Pas katër vitesh te Real Zaragoza, ku debutoi me vëllain e tij, Gabriel Milito kaloi për tri sezone te Barcelona.
Një histori e ngjashme ka të bëjë me Digão, vëllai më i vogël i Ricardo Kakà së famshëm. Një vit pas ardhjes së mesfushorit-sulmues fenomenal te Milani, kuqezinjtë vendosën të blenin vëllain e tij, një mbrojtës. Megjithatë, nën hijen e Duomo-s kuptuan se djaloshi brazilian nuk ishte ende gati për kampionatin italian, ndaj mbrojtësi i ri u bë protagonist i një sërë eksperiencash huazimi. Me Milanin bëri shumë pak paraqitje, duke përfshirë një kundër Catania, ku spikati me disa gabime vendimtare.
Dy vëllezër, ku më i vogli është më me fat. Këta janë vëllezërit Pogba. Nuk ka nevojë të flitet për Paul, por duhet argumentuar më tej pozicioni i vëllait të tij të madh, Florentin, i lirë aktualisht pas një eksperience të trishtë në Turqi. Pse fatkeq? Sepse në Turqi e la ekipin e tij me 10 lojtarë vullnetarisht, kur trajneri i kishte shteruar tashmë zëvendësimet e lejuara. Ndërhyrja e policisë ka qenë e nevojshme për t’i larguar shokët e tij të inatosur.
Për ta përfunduar listën kemi zgjedhur vëllezërit Cannavaro. I njëjti mbiemër, i njëjti rol. Zakonisht dikush do të mendonte se Paolo, më i gjati nga vëllezërit, mund të ishte më i suksesshëm në rolin e qendërmbrojtësit. Por jo. I vogli, Fabio, ngjitet si kapiten dhe protagonist i Kupës së Botës në vitin 2006, tjetri fiton vetëm një Kupë të Italisë me Napolin.