Nikoll Lesi thotë se Lulzim Basha duhet të largohet urgjentisht nga drejtimi i PD, madje deputetët nuk duhet ta lënë më të hyjë në seli.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lesi tha se Basha ka turpëruar logon e PD dhe duhet të largohet, mundësisht jashtë Shqipërisë, drejt Hollandës!
“Unë jam për dorëheqjen, dorëzon çelësat njeriu kur humbet. Ikën në Hillandë, Baldushk, Maeastral…
Tjetra, po të isha deputet, unë nuk e lija të hynte brenda, bashkë me ty (i drejtohet Ferdinand Xhaferrit).
Jo policia të vijë, por Zoti të vijë. Si më turpëron siglën time të partisë? Ik ore qërrohu!
Kemi parë Nanon dhe Berishën të ikin”, tha Lesi.
Por Arjan Çanin mendon se Lulzim Basha ka një arsye thelbësore për të mos u larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike edhe pse kjo parti ka përfunduar si forcë e tretë. Sipas Çanit, ai nuk mund të lërë godinën e Partisë Demokratike, e cila është mjaft e vlefshme si pronë në tregun e pasurive të pajuatshme.
Çani tha se nëse do të ishte këshilltar i Bashës, do ta këshillonte të mos largohej!
“Unë them, gjithë këta deputetë që kërkojnë kokën e Bashës, ata e duan sepse Lul Basha ka siglën e PD, që ka edhe godinën. Pse t’ja lërë atë godinë Enkelejd Alibeajt, Grida Dumës, Tabakut? Basha nëse nuk ikën, ka vetëm një mënyrë prë ta hequr, gjykata.
Po ta marri Grida Duma, Ferdinand Xhaferri, Tabaku, Alibeaj, ju mendoni se do të fitojnë më shumë sesa Berisha në zgjedhjet e tjera? Këtu bëhet fjalë, që ka deputetë që nuk duan as Berishën.
Unë po të isha këshilltar i Bashës do t’i thosha mos ik. Ka një ndërtesë aty, të thotë bëj pazar…”, tha ndër të tjera Çani.