Nga data 1 Prill të gjithë pensionistët që marrin pension nën 13 mijë lekë të reja në muaj do të përfitojnë indeksimin në masën 3.3%. Masa e marrë nga qeveria për të mbrojtur shtresat më të prekura nga rritja e çmimeve do të përfshijë edhe familjet që trajtohen me skemën e Ndihmës Ekonomike, si një masë zbutëse ndaj shtrenjtimit të disa prej produkteve bazë të konsumit.

Në total përfitues të Paketës së Rezistencës janë 441 mijë individë.

Paralelisht, po nga 1 Prilli, pensionistët do të marrin edhe bonusin prej 3 mijë lekësh, i vlefshëm për tre muaj me radhë.

Në total fondi për Paketën e Rezistencës kap shifrën e 8.5 miliard lekëve.