Ka qenë sezoni 2008/09 dhe Milan-i i Carlo Ancelotti-t ka patur në ekip disa kampionë të jashtëzakonshëm. Para Dida-s ka qenë Maldini, i cili mund të mbështetej te talente si Pirlo, Kaka dhe Ronaldinho, por edhe Shevchenko, Pato, Beckham dhe shumë të tjerë.
Një Djall i vërtetë ëndrrash, një nga të fundit. Ai ka qenë sezoni i fundit i Paolo Maldini-t para se të tërhiqej, një vit që kapiteni kuqezi e ndau me Gaucho Ronaldinho, i cili akoma sot e kujton me shumë respekt dhe admirim.
Gjatë një interviste të dhënë për Espn Meksikë, Topi i Artë 2005 nuk ka patur dyshime kur ka përmendur emrin e ish-kapitenit të Milan-it si lojtarin më të mirë me të cilin ka patur nderin të luajë në karrierën e tij:
“Për mua, Paolo Maldini ka qenë gjithmonë mbrojtësi më i mirë që ka ekzistuar dhe kam patur fatin të luaj bashkë me të. Sot është një mik i madh për mua, është një gëzim i madh që është kështu sepse është një idhull i vërtetë për mua”.
Pasi ka luajtur për 17 vite në nivele të larta, duke veshur fanellat e Barcelona-s dhe Milan-it, Ronaldinho ka patur nderin të zbresë në fushë përkrah idhujve të tij. Nga Ronaldo te Romario, Dinho ka jetuar epokën e artë të Brazilit të madh dhe ka shumë pak pengje në botën e futbollit.
Megjithatë, gjatë intervistës për ESPN, ish-ylli karioka ka përmendur emrin e një ylli aktual me të cilin do të kishte dashur të luante: “Do të më kishte pëlqyer të luaja me Mbappe, më pëlqen shumë si luan dhe besoj se do të isha argëtuar në fushë me të”.