PSG as që ka ndërmend të heq dorë nga Kylian Mbappe, pavarësisht se ky i fundit vijon të “luaj”, nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, duke e lënë gjithçka pezull të ardhmen e tij. Sipas AS, klubi francez është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bindur sulmuesin e tyre, janë të gatshëm të kalojnë çdo limit, çdo ofertë të dëgjuar deri më tani për të bindur Mbappe të rinovojë kontratën e tij aktuale që i skadon në fund të këtij sezoni. 100 milionë euro kesh në formë bonusi që në momentin kur Mbappe do të firmos rinovimin.

Jo vetëm kaq, në kontratën e re që është në tavolinë, Mbappe do të përfitojë 50-53 milionë euro neto në sezon, shifra të frikshme që do e shndërronin Mbappe në lojtarin më të paguar në historinë e futbollit. Pavarësisht këtyre shifrave, “gjeli” më i famshëm ende nuk është bindur plotësisht, por më merr kohë për të vendosur për të ardhmen e tij, sigurisht do të dëgjojë edhe ofertën e Real Madrid.