Oligarkut rus me rezidencë në Britani, Alisher Usmanov i është sekuestruar sot superjahti 170 metra i gjatë, pas masave të qeverisë vendase për ndalimin e financave të Putin.
Manjati super i pasur ka qenë sponsor kryesor i skuadrës së futbollit Everton FC në Premierligë, ndërsa sekuestrimi është një hap i skemës së Evropës për të mbytur biznesin rus me anë të sanksionimit të më të pasurve.
Jahti Dilbar, i ndërtuar posaçërisht për 68-vjeçarin Usmanov, është më i madhi në botë sa i përket hapësirave të brendshme .
Mjeti thuhet se është nga zotërimet e tij më të çmuara por tani do të mbetet i ankoruar në qytetin port gjerman të Hamburg.
Jahti ka qenë aty që prej fundit të tetorit ku po kryente punime riparimesh.
Zhvillimi vjen teksa vetë Usmanov është bërë objekt ndalim udhëtimi në BE dhe asetet e tij bankare janë ngrirë pas masave ndaj oligarkëve rusë.
Dilbar llogaritet se kushton rreth 60 milionë paundë çdo vit për lundrimet, ka një pishinë rreth 30 metra të gjatë, dy pista helikopteri, dhoma të ftuarish dhe pika observimi nënujor.
Usmanov ka shpenzuar miliona për jahtin në 2016, të fituara nga investimet në miniera, media, telekomunikime dhe sport, siç është dhe një përqindje e konsiderueshme e aksineve të klubit londinez Arsenal FC.
Në një deklaratë të kompanisë së tij Usmanov thoshte: “Më 28 shkurt 2022 u bëra objekt masash kufizuese të vendosura nga Bashkimi Evropian. Unë besoj se vendi i ishte i padrejtë dhe sanksionet u përdorën për të justifikuar akuza dëmtuese ndaj nderit, dinjitetit dhe reputacionit tim në biznes”.
Megjithse është përfshirë në sanksinet e BE Usmanov nuk është objekt sanksionesh nga Britania.
Usmanov paguan 6 milionë paundë ne vit për të sponsorizuar klubin e futbollit Everton.
Usmanov ka pasur më parë 30 përqind të aksioneve të skuadrës së Arsenal, një pjesë të të cilave i shiti në 2018.
Më herët në 2020 ai ka thënë për çështjen: “Si mund të trembem nga sanksionet kur kam provuar gjëra shumë më të rënda në jetë. Ato janë të rënda por nuk dua të përfshihem në cështje politike”.