Qeveria spanjolle hoqi sot ligjin për karantinim për personat që e kalojnë Covid-in me simptoma të lehta. Spanja, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-i në Evropë gjatë valës së parë të pandemisë ka aplikuar masa të rrepta anti-Covid në pranverën e 2020-ës.

Autoritete vendase thonë se tashmë popullsia e Spanjës ka arritur një shkallë të lartë imunizimi. Ashtu sikur se njoftoi qeveria në janar , synimi i Spanjës është të mos trajtojë Covid-19 më si pandemi, por si sëmundje endemike, ndjekja epidemiologjike e së cilës do të ngjasojë me atë të gripit normal.