Festa e organizuar nga revista “Vanity Fair” në kuadër të mbrëmjes së çmimeve “Oscars” u zhvillua këtë vit në Qendrën “Wallis Annenberg” në Beverly Hills. E ftuar ishte dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Rita u shfaq me një fustan kadifeje të zezë me gura dhe bizhuteri në pjesën e dekoltesë dhe me një mantel të bardhë.

Fustani i Ritës u punua nga dizajnerja Miss Sohee, ndërsa këpucët u punuan nga stilisti, Sohee Park. Rita ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori 46-vjeçar Taika Waititi, i cili dukej gjithashtu elegant i veshur me një kostum të hirtë. Taika madje mori vëmendje kur teksa Rita po fotografohej nga paparacët, ai u ul dhe i rregulloi asaj mantelin duke u kujdesur në detaje që ajo të dukej bukur.