Një ndër çiftet më të komentuar që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, është aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj. Ndonëse afrimiteti brenda shtëpisë nuk mungoi mes dyshes, jashtë emisionit çdo gjë filloi të ndryshonte për ta. Krisjet e para u dukën, kur aktori dhe këngëtarja nuk u panë më bashkë, teksa as nuk u shkëmbyen me njeri-tjetrin në festën e “Top Media”-s të disa javëve më parë.
Ndërkaq, ndarja u finalizua dhe me heqjen e ‘follow’-s nga të dy ata në “Instagram”.
Por sot, dyshja kishin postuar në “Instastory” një foto ku ata shfaqeshin me syze pothuajse të njëjta. Teksa të gjithë aluduan se kjo gjë ishte një shenjë për një bashkim midis të dyve apo një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e njëri-tjetrit, Donaldi i ka dhënë fund çdo dyshimi.
Aktori i humorit ka postuar një tjetër foto të syzeve por kësaj rradhe ka etiketuar Sarah Berishën, miken e tij gjatë rrugëtimit në “Big Brother VIP Albania”.
“@sarah.berisha si të duken këto? Të kujtojnë gjë”- shkruan ai mbi foto.
Me sa duket, kjo është mënyra e Donaldiz për të sqaruar një herë e mirë të gjithë ata që mendonin se syzet e njejta nënkuptonin një rikthim të dyshes. Rikujtojmë se dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për ndarjen e tyre të papritur.
Madje Donaldi dhe Beatrix nuk shkuan edhe në xhirimin e post “Big Brother VIP”, ku të gjithë ish-konkurrentët u paraqitën për të flur në lidhje eksperiencat e tyre, por të komentonin edhe momente pikante nga ky ‘reality-show’.