Dy ditë më parë, lajmi se Elsa Lila është vënë në pranga në Itali bëri mjaft bujë. Këngëtarja ishte në mesin e 13 personave që trafikonin lëndë narkotike midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës. Sipas La Repubblika këngëtarja ka patur rolin e financieres në grupin e trafikimit të lëndëve narkotike dhe ishte “e besuara” e kokave të grupit.

Arrestimi i këngëtares tronditi gjerësisht shqiptarët të cilët e njihnin këngëtaren si një figurë të pastër të skenës. Por çfarë ndodhi papritur me shikimet në këngët e saj në YouTube. Vihet re se këngëtares i janë shtuar më shumë se 10 mijë shikimi për secilën prej këngëve të saj që tashmë kishin mbetur në harresë për pjesën e mirë të publikut shqiptarë.