Monika Lubonja ka qenë një nga njerëzit që i ka qëndruar më pranë Donaldit dhe shpesh ai i ka hapur zemrën. E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, Monika tha për moderatoren Ester Bylyku se cilat ishin ndjenjat e tij për Triksën.
Ester Bylyku: Sipas mendimit tënd, cila ka qenë dashuria më e bukur, më e qëndrueshme e Donaldit? Bora apo Beatrix?
Monika Lubonja: Sa i përket dashurisë së Donaldit, unë mendoj që fjala dashuri ende nuk ka ardhur. Të dy duhej të ishin njohur. Kanë pasur një njohje një mujore, nuk e di sepse tani pas daljes kam parë shumë gjëra.