Zyrtarët Perëndimorë kanë konfirmuar se 3 komandantë rusë janë vrarë si pasojë e luftimeve në Ukrainë.
Gjenerali Andrei Sukhovetsky u qëllua nga një snajper. Po ashtu një komandant divizioni dhe një komandant regjimenti u vranë nga forcat ukrainase.
“Mendimi im është se këta komandantë janë vrarë sepse kanë shkuar pranë frontit. Ky është një indikacion i një shkalle frustrimi dhe mungese avancimi, kështu që ata po përpiqen që të imponojnë personalitetin e tyre në fushën e betejës dhe të vendosin veten në rrezik”, ka thënë zyrtari që ka konfirmuar lajmin.