Arbana Osmani dhe Fjoralba Ponari janë përfolur shumë për marrëdhënien e tyre me njëra-tjetrën, që gjatë spektaklit të”Big Brother VIP”, ku u fol për një mosmarrëveshje të tyre, që lidhej me takimin e Argjirës dhe Fjoralbës me konkurrenten Einxhel Shkira. Moderatorja e realuty shoë-t akuzoi mikeshat e Einxhel se po ndikonin në lojën e saj me informacionet e dhëna.
Teksa burime për “Iconstyle.al” bën me dije se situata ka agravuar midis dy moderatoreve, duket se tashmë, çdo gjë është zgjidhur midis tyre. Arbana Osmani ka publikuar në llogarinë e saj të “Instagram” një foto teksa shikon emisionin “Portokalli” gjatë kohës që në ekran shfaqet Fjoralba. Mbi foto ajo ka shkruar vlerësime të mëdha për moderatoren, e cil ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë që nga humbja e mamasë së saj.
“E bukur, trime, e patrembur”, ka shkruar Arbana duke etiketuar llogarinë e Fjoralbës.
Duket se moderatoret e “Top Medias” i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet dhe tashmë relatat e tyre janë shumë të mira.
Rikujojmë se së fundmi Fjoralba ka folur për ndarjen e nënës së saj nga jeta në moshën 54-vjeçare në një nga intervistat e saj.
Ajo tregoi për dhimbjen që po përjeton, duke thënë se po mundohet të gjejë forcën për të ecur përpara.
“Është një dhimbje që është e imja, jeta vazhdon, duhet gjetur forca për t’u ringritur, për të frymëzuar të tjerët”, ka thënë mes lotësh moderatorja.