Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur me liderët e Rusisë dhe Ukrainës ditën e sotme.
Macron thuhet se foli me Vladimir Putinin për rreth 90 minuta këtë mëngjes, përpara se t’i bënte një telefonatë presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.
Sipas zyrtarëve, Putin i tha Macron-it se do të vazhdonte me operacionet e tij ushtarake nëse Ukraina nuk pranonte neutralitetin dhe të shtynte negociatat e paqe.
Gjatë telefonatës 70 minutëshe mbi ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë siç raporton BBC, Putin i ka thënë Macronit se s’ka qenë i kënaqur me fjalimin e këtij të fundit mbi ngjarjet e fundit pasi Macron e ka bërë përgjegjëse vetëm Rusinë dhe Putinin për fillimin e luftës në Ukrainë.
Madje Putin i ka thënë Macronit se çfarëdo përpjekje nga Ukraina për shtyrje të bisedimeve do të rezultojë me zgjatje të listës së kërkesave nga ana e Rusisë.
Udhëheqësi francez foli më pas me Zelenskyy, i cili i tha atij se nuk do të dorëzohej dhe se nuk mund të negociojë me një armë në kokë.