Federata Ruse mund të largohet nga UEFAm duke kërkuar anëtarësim në AFC (Konfederata e Futbollit Aziatik).

Kjo është raportuar nga “championat.com”, portal i cili nxjerr në pah se si mund të ngrihet çështja në Kongresin e FIFA-s, që do të zhvillohet më 31 mars në Doha.

Bojkotet e 11 kombëtareve, ta cilat refuzuan të përballeshin me Rusinë, shto këtu sanksionet e ndërmarra pas pushtimit të Ukrainës, mund ta shtyjnë Federatën Ruse të Futbollit të kërkojë të lidhet me konfederatën aziatike.

Ky hap imiton atë që u bë në drejtim të kundërt nga Izraeli, një vend gjeografikisht aziatik, por që konkurron me ekipet evropiane, nisur nga bojkoti i shteteve arabe.