Udhëtimet e trageteve që nisen apo vijnë nga Bari dhe Brindisi drejt Durrësit dhe Vlorës anulohen për tre ditë për shkak të motit të keq që pritet prej sot pasdite.
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se erërat e forta me drejtim Jug-Jugperëndim dhe Jug-Juglindje do të përkeqësojnë motin në bregdet nga sot deri më datë 1 prill. Era me shpejtësi deri në 20 m/s dhe lartësia e dallgës së detit nga 2.5 deri në 4 metër do ta cojnë forcën e detit deri në 8 ballë.
Në këto rrethana, autoritetet detare njoftojnë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar për të udhëtuar në datat 30 e 31 mars në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës duhet të kontaktojnë me agjensitë për rimbursimet apo zhvendosjen e udhëtimeve në data të tjera. Gjithashtu do të ndalohet edhe lëvizja e mjeteve të vogla të lundrimit dhe peshkarexhave si në Durrës ashtu dhe në Vlorë deri në datë 1 prill, kur pas orës 22 pritet kthjellimi i motit njoftojnë autoritete detare.