Portieri i Arsenalit, Bernd Leno ka lavdëruar futbollistin shqiptar Granit Xhaka për aftësitë që ka në gjuajtje.

Portieri gjerman në kanalin zyrtar të klubit në “YouTube”, ku ka folur edhe për Xhakën, ka thënë se gjuajtjet e mesfushorit shqiptar që përfaqëson Zvicrën, janë vështirë për t’u pritur.

“Është shumë vështirë për një portier, është distancë e largët por topi lëviz shumë”, ka thënë ai për gjuajtjet e 29-vjeçarit.

“Të gjithë e dimë se gjuajtjet e Xhakës janë shumë, shumë të fuqishme. Gjuajtjet e tij janë të paparashikueshme, janë të pamundshme për t’u pritur dhe nuk është lehtë për portierët”, ka shtuar Leno.