Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të rimblidhet sërish këtë të enjte, për të dytën herë brenda ditës. Raportohet se mbledhja do të mbahet pas përfundimit të seancës plenare.
Fokusi dhe tema në mbledhjen e orës 9:00 që zgjati vetëm disa minuta ishte debati që shkaktoi prezenca e Sali Berishes.
Alibeaj i ka kërkuar Berishës të mos marrë pjesë në këto mbledhje pasi sipas tij nuk është pjesë e grupit demokrat parlamentar. Por një vendim të tillë Berisha nuk e njeh.