Qytetarët europianë kanë ndërmarrë një tjetër formë proteste, për të kundershtuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Përmes rrjeteve sociale, një mesazh është shpërndarë me shpejtësi ku bëhet thirrje për të fikur dritat në shenjë proteste ndaj gazit dhe naftës ruse.
“Sonte në orën 20:00 këmbanat e kishave do të bien. Gjithashtu fikni dritat në shtëpitë tuaja për t’i treguar Putinit se më mirë qëndrojmë në errësirë sesa të blejmë gazin dhe naftën e tij. Ky aksion do të zhvillohet në të gjithë Europën. Në Londër me orën lokale 19:00, Europën Qendrore, Kiev me orën lokale 21:00 dhe Moskë në 22:00” – sqaron mesazhi!.