Kryeministri Edi Rama ka bere nje krahasim per taksat e naftes, duke theksuar se ato nuk mund ti paguajne me te varfrit. Duke iu referuar Berishes, i cili ka marre protesten ne dore, kryeministri theksoi se:
“Protesta më të çartuar që mund të bëjë një parti politike nuk i kemi trajtuar me mungesë respekti, por kjo është turp. Kjo është një turp i pashoqë i të gjitha tyre që nxisin që nuk kanë turp dhe ju i njihni mirë që kush janë dhe keqardhje për ata që i sjellin nga të katër anët e Shqipërisë me autobusë të paguar nga kush? Kush i paguan autobusët e naftës për njerëzit që protestojnë për naftën, i paguajnë ata që vijnë me dy gishta këtu? Kush janë ata ne i dimë shumë mirë kush janë, turp edhe për ata që e mbështesin atë protestë. Kjo protestë është një protestë që shëmton Shqipërinë”, tha Rama.