Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka biseduar këtë të mërkurë me kryeministrin e Irlandës Michael Martin për situatën në vend, sulmet ruse si edhe vrasjen e gazetarit të Fox News nga bombardimet ruse.
“Bisedova më kryeministrin e Irlandës. Biseduam kundër agresionit dhe krimeve të tmerrshme të Rusisë kundër civilëve. Shpreh ngushëllimet për vrasjen e gazetarit nga ushtarët rusë. Faleminderit për ndihmën”, ka thënë ai.
Irlanda aktualisht nuk i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake, por qytetarët irlandeze kanë hapur shtëpitë e tyre për refugjatët ukrainas.