Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mbajnë një takim urgjent të premten lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.

Në një deklaratë të bërë publike sot, NATO tha se takimi do të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel dhe do të drejtohet nga kreu i aleancës, Jens Stoltenberg.

Kujtojmë që sot është zhvilluar një mbledhje e Parlamentit Evropian. Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, deklaroi gjatë seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit Europian, se BE e tregoi forcën e saj në Ukrainë edhe pa luftuar, përmes sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.