Një prej pamjeve të frymëzuara nga situata e luftës në Ukrainë tregon presidentin rus, Vladimir Putin duke mbajtur trupin e tij të vdekur. Një prej fotove të ditës të publikuar në Reuters ishte piktura murale në një prej ndërtesave të

Sofjes në Bullgari e realizuar në bardh e zi. Murali është një mesazh për presidentin rus, i cili nisi luftën në Ukrainë, duke shkaktuar një dëm të pallogaritshëm me efekt në të gjithë botën.

Duke shkatërruar Ukrainën, në të vërtetë Putin po shkatërron vetë veten e tij. Protesta në Rusi dhe botë po zhvillohen kundër kësaj lufte që po shkakton plagë të pashërueshme në mendjet dhe zemrat e ukrainasve. Mijëra ukrainas janë larguar nga vendi apo janë vrarë nga sulmet ruse.