Ish-këshillatri i Donald Trump për sigurinë dhe ish-ambasadori i SHBA në OKB, John Bolton ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Zona Zero” i gazetarit Thimi Samarxhiu, për të folur për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Në fjalën e tij, Bolton ka thënë se takimi i zhvilluar sot mes ministrave të jashtëm të dy vendeve ka qenë më i rëndësishmi i zhvilluar deri më tani, teksa në horizont nuk sheh zhvillime të reja dhe as tërheqje nga palët. “Ishte takimi më i larë i ndodhur deri më tani. Zelensky ka propozuar një takim me Putin por nuk mendoj se do të zhvillohet një takim i tillë.
Putin dhe të gjithë personat e pushtetit të tij duhet të ulen dhe të arrijnë diçka që ta quajnë si sukses. Deri më tani nuk ka sukses në takimet e tyre. Mendoj se lufta do të vazhdojë në nivele të tjera. Gjasat janë që do të vazhdojnë të luftojnë.”- tha Bolton. Ndër të tjera ish-këshillatri i Donald Trump ka thënë sipas mendimit të tij se çfarë është duke kërkuar Putin me luftën e tij. Sipas tij Putin kërkoj të menaxhojë dhe të ketë pushtet vetëm në disa pjesë të Ukrainës, teksa kërkon gjithashtu të ketë ndikim dhe tek besimtarët ortodoks dhe të krishter.
“Ne nuk e dimë se çfarë kërkonë Putin. Mendimi im është se ajo që do vërtetë është që të kontrolloj më shumë toka në Ukrainën jugore. Ai do të kontrolloj ortodoksët dhe të krishterët. Ai nuk do të kontrolloj të gjithë Ukrainën, do të kontrolloj më shumë pjesën veriore të Detit të Zi. Ai ka për të negociuar kur të arrij qëllimin e tij.”- shtoi John Bolton./ Gazeta Shqip