Paraditen e sotme, Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se në këtë takim kemi diskutuar për shqetësimin e madh të krijuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasojat e saj që janë shfaqur në Europë dhe jo vetëm. Si dhe rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe padiskutim edhe për procesin e integrimit.

Gjithashtu, Kryeministri tha se ajo që fola me përfaqësuesin e Lartë të BE për Punët e Jashtme z. Borrell lidhet me domosdoshmërin që nëse BE do të ketë një plan për të mbështetur vendet për krizën energjitike, qoftë për përballimin e pasojave të tjera të luftë të mos e lërë Ballkani Perëndimor jashtë, siç e lanë kur bënë skemën e parë të ndarjes së vaksinave.

“Dhe nga ana tjetër të nxitohet edhe projekti i korridorit të 8-të, që është në tryezë prej disa kohësh, që në këto kushte të reja bëhet edhe me startegjik në kushte e një korridori sigurie”, theksoi kreu i qeverisë Rama.