Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të biznesit fason në qytetin e Durrësit.
Në fjalën e tij ai tha se është e vërtetë që po t’i shohësh në pamjen e parë çmimi i karburantit është më shumë tek ne, sesa në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut.
Por, Kryeminsitri Rama tha se kjo situatë duhet parë se sa janë taksat në Serbi dhe në Maqedoni dhe sa janë sigurimet shoqërore.
Kryeministri për këtë gjë përmendi se: “Për biznesin e vogël, në Shqipëri për 95 mijë biznese TVSH-ja është zero, në Serbi është 20% dhe Maqedoni është 18%. Tatimi mbi fitimin për bizneste e vogla në Shqipëri është zero, në Maqedoni 10 %, në Serbi 15 %. Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore që paguhen nga xhepi në Shqipëri janë 27.9%, Maqedoni 42.5%, në Serbi 47.5.Norma e inflacionit, që ka dhe ajo pjesën e vetë, në Shqipëri është 3.9%, në Maqedoni 7.6% dhe në Serbi 8.8%.”
Në fund kreu i qeverisë tha se: “I sfidoj të gjithë ata që thonë të kundërtën të nxjerrin faktet dhe t’i ballafaqojmë.”