Sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Kryeministri Rama së bashku me Ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, Ministres së Arsimit dhe rektorit të Universitetit Bujqëor zhvilluan një takim për të zyrtarizuar marrëveshjen midis Universitetit të Miçiganit dhe UBT-së.

Pas marrëveshjes së nënshkruar në dhjetor të vitit 2021, ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si përfaqësues për 6 universitete publike erdhi dhe bashkëpunimi midis UBT-s dhe Universitetit amerikan, me qëllim që të lehtësohet bashkëpunimi akademik.

Në bazë të kësaj marrëveshje është mundësuar që të sillen në Shqipëri për të vazhduar studimet pranë Universitetit Bujqësor edhe 12 qytetarë afganë të larguar nga situate e luftës atje.

Kryeministri Rama dhe se nuk e kishte imagjinuar që për shkak të asaj situate tragjike në Afganistan, do të kishte ardhur kjo mundësi bashkëpunimi, duke theksuar se ndonjëherë situate të tilla sjellin një mik të papritur, ashtu sic është thelluar tashmë marrëdhënia midis Universitetit Bujqësor të Tiranës me Universitetin Shtetëror të Miçiganit, i cili është bërë partner strategjik.

“Kjo është vlera e madhe e të dhënit të asaj që ke mundësi të japësh sepse në një farë mënyre, energjitë shkëmbehem në këtë jetë dhe sido qoftë vjen përsëri në një formë apo në një tjetër tek ti, ajo që populli ynë thotë, “më mirë një mik se sa një çiflig”.

Sot Universiteti Bujqësor i Tiranës ka një mik më të mirë se sa një çiflig, më shumë se sa çdo fond që ne mund të jepnim dhe që sigurisht fondet janë të nevojshme, është prania dhe vullneti i Universitetit të Miçiganit për tu bërë partner strategjik i Universitetit të Tiranës, nisur nga një moment që në një të keqe të madhe për një grup njerëzish, na njohu dhe na afroi me njëri tjetrin.

Unë kam shkuar vetë personalisht në Universitetin e Miçiganit, bashkë me ministren e Arsimit dhe me të tjerë, për të garantuar që kjo lidhje e krijuar në një moment të vështirë, të mos tretej, por të kthehej në një lidhje të përhershme dhe me një impakt të rëndësishëm në jetën e këtij universiteti”, tha Kryeministri.

Rama tha që ai beson se ky universitet është një nga universitetet e të ardhmes, duke shtuar: “Këtu nuk është çështja thjesht siç ka qenë Universiteti Bujqësor, merret me bujqësi, merret me fshat, merret me fshatarë.

Këtu çështja është komplet tjetër sot e do të jetë gjithmonë e më shumë në fokusin e njerëzimit, e shoqërive, e vendeve, e elitave akademike. Qëndrueshmëria e zhvillimit dhe kapaciteti për të shfrytëzuar burimet natyrore dhe pasuritë që njeriu krijon përmes ndërveprimit me natyrën, pa rënë në kushtet që ato të mungojnë”.

Duke iu referuar luftës, Kryeministri Rama tha se tashmë të gjitha burimet natyrore janë të kërcënuara, prandaj bashkëpunimet në lidhje me adoptimin dhe modernizimin e Universitetit Bujqësor janë themelore dhe përshpejtimi i këtyre hapave është prioritet.

Rama gjithashtu përmendi arritjet e tjera të Universitetit Bujqësor, duke thënë se Universiteti i Miçiganit i shtohet universiteti Boku të Vienës me të cilin tanimë gjërat kanë shkuar në një stad tjetër.

Kryeministri shtoi se duhet të punojnë sëbashku e që këto partneritetet shërbejnë shumë për të shkuar drejt së ardhmes së sigurtë, me inovacion dhe në teknologji për të gjetur zgjidhje të reja për burimet që nuk rinovohen.