Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit në mbrëmjen e sotme theksoi se protesta nuk duhet të ketë lidhje më qëllim të ulta politike që i mëshiron fjalia: “Po na shpëtoji dhe kësaj radhe nuk e kapim dot më.”

Kjo nuk ka lidhje as me popullin, as me pensionistët, as me askënd tjetër që goditet më shumë se të tjerët nga pasojat e kësaj lufte. Siç e premtuam e bëmë, spostuam gjithë atë volum financiar nga buxheti i shteti drejt njerëzve. E gjitha kjo për të mbajmë së pari të palëvizur çmimin e energjisë. Përveç kësaj qeveria ka detyrën të garantojë shportën. Kjo është situatë lufte që nuk dihet sa do zgjasë” shtoi Rama.

Gjithashtu, Kryeministri tha se: “Edhe abazhuri papritur del në sfondin e kësaj lufte, të kësaj proteste si një shpenzim i çmendur me një çmim të çmenduri dhe na del prej floriri i blerë nga unë. Kjo të kujton disa video nga kanalet e propagandës ruse.”

“Del abazhuri si një provë e fakti që unë jam i shkëputur nga realiteti dhe e kam mendjen tek luksi, saqë kam blerë një abazhur floriri. Ky abazhur është i sjellë nga italianët kur morëm godinë. Është i shtrenjtë, sepse është objekt i çmuar, por nuk e kam blerë unë. Ky abazhur ka qenë mbi kokat e të gjithëve Kryeministrave, përfshirë edhe njërin i cili është non grata dhe është gati ta bëjë Shqipërinë non grata edhe në sytë e opinionit publik ndërkombëtar duke nxitur protesta” vijoi Rama.