Kryeministri Rama ditën e sotme ishte në një takim me përfaqësuesit e transportit, për të folur mbi një nga pikat e paketës së Rezistencës Social, ku qeveria ka vënë në dispozicion 5 milonë dollarë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës, në mbrojtje të qytetarëve që përdorin transportin publik.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri tha se: “Këtë fond e kemi vendosur dhe avokati i popullit me katër rrota e ka përshëndetur i pari këtë dhe do ta vëmë në dispozicionin tuaj, sepse sektori juaj do të ishte në kushte e një kolapsi total.”
Me tej kreu i qeverisë theksoi se: “Duhet të ulemi për të biseduar për një strategji afatmesme për të rritur kapacitetet e transporti publik, sidomos për transportin urban, se ndërurbani është nj6ë gjë tjetër. Për urbanin çfarë duhet të bëjmë që të rrisim kapacitetet dhe të fillojmë një dekurajim agresiv të përdorimit të veturës në mjedisin e afrët urban.”
“Kjo do të ishte mirë ta ballafaqonim bashkarisht dhe të kuptojmë sesa mundësi ka. Dhe realisht të ofrojmë një alternativë serioze edhe për njerëz që janë mësuar të përdorin veturën, por që mund të përdorin transportin publik”, tha Rama.