Pedri është një nga yjet e reja të futbollit spanjoll. I marrë në ekipin e parë të Barcelona-s nga Koeman sezonin e kaluar, këtë vit, nën drejtimin e Xavi-t, po konfirmon të gjithë talentin e ti dhe po tregon se ka gjithçka për të qenë një nga liderët e ardhshëm të Barcelona-s.
Në një intervistë të dhënë për Partidazo de Cope, mesfushori spanjoll ka folur për provimin me Real Madrid dhe blerjen që ka bërë pasi ka marrë rrogën e tij të parë.
“Provimi me Real Madrid? Kam shkuar dhe ditët e para nuk mund të stërvitesha sepse fushat ishin me borë, në fund më kanë thënë se nuk kisha nivelin e duhur për të qenë aty dhe se do të kërkonin profile të tjerë”, ka kujtuar Pedri.
“Tani jam aty ku dua të jem. Në fillim nuk të pëlqen refuzimi, por më pas të motivon për të punuar më shumë sepse në të ardhmen mund të vijë diçka tjetër. Nuk e mbaj mend kush ishte ai që më refuzoi, nëse do ta shihja do t’i thoja se tani po argëtohem te Barcelona.
“Gjëja e parë që kam blerë me rrogën e parë ka qenë Playstation 5. Tani dua të mendoj për familjen time dhe dua të blej një shtëpi për ata”.