Të presësh 17 vjet për të luajtur për herë të dytë në Champions League. Kjo është historia e Scot Carson. Pep Guardiola e ka shpërblyer portierin, i cili nuk luante në Champions prej pothuajse 17 vitesh, më saktë nga 5 prilli 2005, ku ai ishte në portë me Liverpool në çerekfinale ndaj Juventus.

Një statistikë që, siç ka bërë të ditur Opta, vlen një rekord të pabesueshëm për portierin. Scott Carson, falë kthimit në fushën në Champions ka vendosur kohën më të gjatë për çdo lojtar mes dy ndeshjeve të luajtura në këtë kompeticion.