Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar deklaratat e Rusisë se mercenarë shqiptarë po luftojnë në Ukrainë të pavërteta shqetësuese që vendi ynë po i ndjek me vëmendje.

“Përmendja e vazhdueshme e Shqipërisë nga Moska si prani problematike në këtë konflikt dhe akuzat se Shqipëria po furnizon Ukrainë me mercenarë së bashku me Kosovën është një akuzë pa asnjë bazë dhe e pavërtetë , por edhe shqetësuese. Ne po e ndjekim me shumë vëmendje edhe këtë aspekt”, tha Rama.