Rusia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se Moska e ka mundësinë të nxjerrë në pah të gjithë fuqinë e saj dhe akuzoi Perëndimin për nxitjen e një komploti të egër për ta copëtuar këtë vend. Dmitry Medvedev, ish president i Rusisë nga viti 2008 deri në 2012, aktualisht zv-sekretar i Këshillit rus të Sigurisë, drejtoi gishtin nga SHBA-ja, duke thënë se ka një rusofobi “të neveritshme” në një përpjekje për ta gjunjëzuar vendin e tij. “Nuk do të funksionojë, Rusia ka fuqinë të vendosë të gjithë armiqtë tanë të guximshëm në vendin e tyre“, tha ai.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj europianë dhe aziatikë kanë vendosur sanksione ndaj liderëve, kompanive dhe biznesmenëve rusë, duke e shkëputur këtë vend nga pjesa më e madhe e ekonomisë botërore. Putin vazhdon ta përkufizojë mësymjen si operacionin special ushtarak në Ukrainë, i nevojshëm sipas tij, sepse Amerika po e përdorte këtë shtet për të kërcënuar Rusinë, ndërsa vazhdon të përsërisë pretendimin e pabazë se Moska duhet të mbronte nga genocide rusishtfolësit e Ukrainës.a