Një vendim pa precendet deri tani – të paktën sa i përket numrit. Rusia mban 400 avionë të marrë me qira, sepse pas vendosjes së sanksioneve firmave qiradhënëse nuk u lejohet të bashkëpunojnë me linjat ajrore ruse.
Kompanitë që japin me avionë me qira, si p.sh. Aercap dhe Avolon, po i humbasin shpresat se do t’i marrin sërish avionët e tyre që u kishin dhënë me qira shoqërive ajrore ruse dhe që tani gjenden në Rusi. Për shkak të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës këto kompani ndërprenë kontratat me linjat ajrore ruse. Edhe pse njoftimi për përfundimin e kontratave u bë i njohur rreth një muaj më parë deri tani kompanitë ajrore ruse nuk i kanë kthyer ende më shumë se 500 avionët me vlerë rreth dhjetë miliardë dollarë.
Aeroflot Flugzeug Flughafen Düsseldorf
“Kam frikë se do të jemi dëshmitarë të vjedhjes më të madhe të avionëve në historinë e aviacionit civil komercial,” tha Volodymyr Bilotkach, profesor për Menaxhimit të Trafikut Ajror pranë Institutit të Teknologjisë në Singapor. Drejtori i përgjithshëm i Komisionit të BE-së për Transportin, Henrik Hololei, u ankua gjithashtu se avionët që gjenden në Rusi u janë “vjedhur pronarëve të ligjshëm”.