Deputeti Ervin Salianji i ka kërkuar Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar që të japë dorëheqjen.
‘Report gjithçka në dispozicion të PD. Po ju kërkohet vetëm një gjë, të jepni dorëheqjen sot me akt publik dhe qëndroni në detyrë për nje afat jo me shume se 2 javë. Në këtë periudhë të krijojmë bord/nukël, jo me numër të vogël nga ky grup parlamentar me detyrën për të negociuar me çdo personalitet që interes ka PD dhe kërkon të bashkohet me PDSh. Sot shqetësimi im kryesor është mbrojtja e kujtdo qe ka mbrojtur interesat e Partisë Demokratike, në nuk i kemi lëshuar ata, do bëj gjithçka për t’i mbrojtur! Duhet të themi të vërtetën ka sentiment anti-Bashe kudo, i drejtohem Bashës: ju e rritët Berishën. Në 6 Mars ka humbur opozita dhe ka krizë besimi tek ju.’- tha Salianji.