Ervin Salianji kishte një analizë të tij për humbjen në zgjedhjet e 6 Marsit.
Ai tha se Lulzim Basha zgjodhi të qëndronte i mbyllur e të mos shkonte në takime, ndryshe nga Sali Berisha.
Madje deputeti demokrat tha se teksa Berisha ishte në çdo qytet dhe se vetëm në Durrës kishte qenë rreth 22 herë, Basha nuk kishte bërë asnjë përpjekje.
“Zotëria, që është kryetar i PD, që është nën agresion, la nën agresion partinë dhe iu shmang betejës për 3 muaj. Lulzim Basha refuzohet në masë nga demokratët, e ka rritur Sali Berishën. Lulzim Basha e ka rritur në mënyrë të frikshme Sali Berishën. Sepse është parë si shpresë për ta larguar. Përgjegjësia është kjo: me këtë PD që ke pasur që të gjithë elementët… Preçi (Zogaj) thotë një gjë që ekziston edhe thuhet në publik: nën agresion. Zotëri, kur hyn në ring dhe do të ndeshesh, tani ti ose stërvitu mirë, merr trajner të mirë, bëj stërvitje, mos hyr aty dhe thua më rrahu. Për të rrahur ka hyrë dhe ti do ta godasësh atë. Tani, pse nuk del në betejë ky tre muaj kur i jep betejë Sali Berisha? Ai tre muaj vete cep e më cep, pse mbyllet ky? Ore Sali Berisha është 78 vjeç, se ndikon mosha, e ke në 100 takime pothuajse vetëm në Durrës… ka ardhur 22 herë! Pse nuk bën përpjekje nga ana tjetër ore zotëri, se a do ta fitosh këtë betejë apo jo? Sali Berishën e kishe sa në Dibër sa këtu, po pse nuk bën përpjekje mër. Ore mund të humbësh, por lufto! Ore mund të dështosh por përpiqu! Orë mund të gjakosesh, por nuk vritesh më dot nga beteja kurrë, bëj betejë! Si do qëndrosh po qëndrove atje…”